Jazhincë, sekuestrohen 3 mijë mjete piroteknike

Jazhincë, sekuestrohen 3 mijë mjete piroteknike

Policia ka sekuestruar mbi 3300 mjete piroteknike në pikën kufitare Jazhincë me Republikën e Kosovës. Sipas njoftimit të dikasterit të Brendshëm, gjatë hyrjes në Maqedoni të Veriut është ndaluar një veturë me targa të Tetovës në të cilën janë gjetur mbi 3300 mjete piroteknike të padeklaruar dhe që kanë qenë të destinuara për tregun vendas. Kontrollet doganore kanë konstatuar se personi i ndaluar në makinën e tij ka pasur fishekzjarrë, pushkaliqe dhe raketa. I dyshuari është arrestuar ndërsa mjetet e gjetura janë konfiskuar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button