“Jemi në garë për titullin kampion, te konstruktorët dhe te pilotët”

Sezoni 2023 në Formula 1 është në prag dhe te Ferrari po bëjnë përgatitjet e fundit për ta nisur mbarë kampionatin. Pas 24 orësh nisin testet e para dimërore dhe “kokëkuqja” shpreson të japë një sinjal të fortë që në këto teste, për të treguar se koha e ndryshimit ka ardhur.

Në krye të skuadrës është francezi Frederik Vaseur, që kërkon të imitojë patriotin e tij Zhan Todt, që dikur dominonte te Ferrari.

“Nuk ka nevojë për deklarata të bujshme, do të shohim se si do të shkojnë gjërat në këto teste. Unë besoj te të dy pilotët, do t’i trajtojmë të dy njësoj. Më pas, do të jem unë ai që do të vendos se cili do të jetë piloti i parë”, tha Vaseur.

 

“Personalisht kam shumë shpresa te kjo makinë dhe mendoj se do të jemi në garë për titullin kampion si për konstruktorë ashtu dhe për pilotë. Do të shkojmë si pretendentë deri në fund. Kemi sistemuar makinën në mjaft drejtime dhe testet e bëra në dimër ishin pozitive”, tha Vasseur.

LEXO EDHE:

Back to top button