Jerusalem, makina përplas protestuesin

Në rrjetet sociale tashmë qarkullon një video ku shihet se si një person përplas me makinë një protestues jashtë të ashtuquajturve “Dyer të Luanit” në qytetin e vjetër të Jerusalemit. Ngjarja ka ndodhur derisa vazhdon situata e tensionuar në këtë qytet, ndërkaq priten ashpërsim i dhunës para marshimit nacionalist hebre.