Pse Meghan s’mori pjesë krah Harry-t në koncertin humanitar për vaksinimin global?

Selena Gomez, Princi Harry, Jennifer Lopez dhe shumë yje të tjerë u shfaqën në koncertin e bamirësisë të organizuar nga lëvizja ‘Global Citizen’, “Vax Live”. Ky koncert synon të mbledhë fonde për vaksinimin global dhe do të transmetohet më 8 maj në shumë televizione, përfshirë edhe Youtube.

Mirëpo, publikut i ka bërë përshtypje fakti që Dukesha Meghan Markle nuk ishte e pranishme në koncert krah bashkëshortit të saj, Dukës Harry.

Arsyeja mendohet të jetë e njëjta me atë që e pengoi t’i bashkohej funeralit të Princit Philip. Duke qenë se është shtatzënë, mjeku s’ia lejon asaj të lëvizë në kohë pandemie dhe të rrezikojë shëndetin e saj dhe të fëmijës duke marrë pjesë në grumbullime njerëzish.

Meghan është shtatzënë me fëmijën e dytë që do të jetë vajzë. I vogli Archie Harrison do të bëhet tashmë me motër.

Meghan dhe Harry e njoftuan lajmin e tyre të shtatzënisë përmes një fotografie bardhë e zi, ku Meghan shfaqet e shtrirë në prehrin e Harry-t. Dukesha e Sussex-it mbante veshur një fustan nga Carolina Herrera, i cili është qepur posaçërisht për të gjatë kohës që ishte shtatzënë me Archie-n.

 

LEXO EDHE:

Back to top button