Jimmy Kimmel mezi mbajti lotët teksa fliste për dëmet që shkaktuan zjarret në Los Angeles

Jimmy Kimmel mezi mbajti lotët teksa fliste për dëmet që shkaktuan zjarret në Los Angeles

Prezantuesi i famshëm Jimmy Kimmel u rikthye me programin e tij të famshëm, mes ditëve të vështira që kaloi Los Angeles nga zjarret masive që vërshuan qytetin.

Moderatori mezi i mbajti lotët gjatë një prezantimi emocional, duke kujtuar ato që përjetuan banorët ditëve të fundit, përfshirë stafin e tij.

“Siç e dini, ka qenë një javë shumë e frikshme, shumë stresuese dhe shumë e çuditshme këtu në Los Angeles. Ku punojmë. Ku jetojmë këtu. Në vendin ku fëmijët tanë shkojnë në shkollë këtu. Ne u kthyem në studio që duhej të largoheshim të mërkurën”, thoshte komediani me zërin që i dridhej.

“Aty është ndërtesa jonë”, derisa shikonte ai në ekran me zjarret pranë. “Ja sa afër ishin zjarret afër teatrit tonë. Shumica prej nesh u desh të braktisnim shtëpitë, disa prej bashkë-puntorëve tanë humbën shtëpitë”, theksonte Kimmel.

Qyteti i Los Angeles është përballur me zjarre masive tash e më shumë se një javë me së paku 10 persona që humbën jetën.

LEXO EDHE:

Back to top button