Johnson: Mos keni frikë nga vaksina kundër Covid-19

Kryeministri britanik, Boris Johnson, u tha britanikëve të mos kenë frikë nga vaksina, pasi ajo është e sigurt dhe e efektshme. Megjithatë, Johnson theksoi se ndryshimi që do sillte vaksina në situatën pandemike do të ishte gradual dhe se nuk mund të flitej ende për lehtësim të kufizimeve.

“Njerëzit në të gjithë Britaninë e Madhe, në Angli, Uells, Skoci dhe Irlandën e Veriut po marrin vaksinën për herë të parë dhe ajo do të sjellë një ndryshim të madh, gradualisht. Por, dua të theksoj, ndryshimi do të vijë gradualisht, pasi ende nuk e kemi mundur virusin.

Është shumë e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë këtë. Në shumë pjesë të vendit infektimet vijojnë të rriten, edhe pse pas masave shtrënguese të nëntorit situata është përmirësuar ndjeshëm. Nuk mund t’i lejojmë vetes lehtësim të kufizimeve në këtë moment.

Prandaj, mesazhi im është së nisja e vaksinimit të popullsisë është diçka e mrekullueshme, por është herët të flitet për heqje të kufizimeve. Atyre që kanë frikë nga vaksina do t’u thoja, të mos kenë. Pamë personat e para që morën vaksinën këtë mëngjes dhe shumë të tjerë do të vijojnë ta marrin gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim. Nuk ka asgjë për të qenë të shqetësuar, vaksina është e sigurt, është e mirë për ju dhe për të gjithë vendin”, deklaroi kryeministri britanik.

LEXO EDHE:

Back to top button