Maas: BE-ja duhet të vazhdojë dialogun me Turqinë

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas deklaroi se Bashkimi Europian (BE) duhet të vazhdojë dialogun me Turqinë mes tensioneve në Mesdheun Lindor.

Duke folur para gazetarëve në Bruksel, pas një takimi kyç të kryediplomatëve të vendeve të BE-së, Maas njoftoi se ata diskutuan për marrëdhëniet me Turqinë dhe tensionet e fundit në rajon.

“Thellësisht mendojmë se BE-ja duhet të vazhdojë të ndjekë dialogun me Turqinë”, theksoi Maas, duke shtuar se kryesuesi i BE-së, Gjermania, në dy muajt e fundit ka bërë përpjekje të konsiderueshme për të qetësuar tensionet.

Para takimeve të kësaj jave, Greqia dhe administrata Greke Qipriote kanë rritur presionin e tyre mbi anëtarët e tjerë të BE-së dhe kanë bërë thirrje për një embargo të armëve, së bashku me saksione të rrepta ndaj Turqisë.

Maas kritikoi ashpër Ankaranë për dërgimin e anijeve të shpimit gjatë dy muajve të fundit në Mesdheun Lindor për të kërkuar burime energjike, pavarësisht kundërshtimeve të BE-së dhe përpjekjeve të Berlinit për një zgjidhje diplomatike.

Deri më sot, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe shumica e drejtuesve europianë kanë qenë sleptikë ndaj sanksioneve dhe në vend të këtyre kanë bërë thirrje për dialog për të zgjidhur problemet me Ankaranë.

Turqia, e cila ka vijën bregdetare më të gjatë kontinenatale në Mesdheun Lindor, ka refuzuar pretendimet detare të Greqisë dhe administratës Greke Qipriote, duke theksuar se ato shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe Qipros Turke.

LEXO EDHE:

Back to top button