Johnson në takim me G7: Të avancojmë së bashku në rrugën e bashkëpunimit për vaksinat antiCOVID-19

Samiti i G7-s që u zhvillua virtualisht u hap me një thirrje nga Boris Johnson për të avancuar së bashku në interes të të gjithëve në rrugën e bashkëpunimit për vaksinat antiCOVID-19.

Kryeministri britanik bëri thirrje gjithashtu dhe për promovimin e një plani për një shpërndarje më të shpejtë dhe një mbështetje më të madhe financiare për vendet më të varfëra, raporton ATSh.

Ky samit mblodhi drejtuesit e SHBA-së, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Japonisë, me pjesëmarrjen e krerëve të Bashkimit Europian dhe u drejtua nga kryeministri britanik, Boris Johnson.

Londra ka marrë presidencën e radhës së grupit dhe synon të presë në qershor një samit të drejtuesve në qendrën turistike të Cornouailles.

LEXO EDHE:

Back to top button