Johnson: Shifrat e COVID-19 po rriten si dritat paralajmëruese të aeroplanëve

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi në një konferencë për median mbi përpjekjen kombëtare kundër COVID-19.

“Këto shifra po shkëlqejnë tek ne si paralajmërimet me dritat e aeroplanëve, kështu që ne duhet të veprojmë tani”, tha Johnson për rastet në rritje të koronavirusit, shtrimeve në spital dhe vdekjeve.

Dje, Johnson njoftoi një sistem me tre nivele për kufizimet lokale të koronavirusit në të gjithë Anglinë.

Ai tha se ”ende është duke punuar me udhëheqësit lokalë në zona të caktuara për të kuptuar se si më mirë të trajtohet virusi”.

“Askush nuk dëshiron të vendosë këto lloj kufizimesh. Por, unë jam aq i bindur se britanikët kanë vendosmëri ta mposhtin këtë virus dhe së bashku ne do ta bëjmë këtë”, tha Johnson.

LEXO EDHE:

Back to top button