Protesta pro-palestineze në Universitetin Columbia të New Yorkut: Arrestohen qindra persona

Protesta pro-palestineze në Universitetin Columbia të New Yorkut: Arrestohen qindra persona

Policia njujorkeze ka arrestuar rreth 300 persona në Universitetin Columbia dhe City College të New Yorkut në demonstratat pro-palestineze, gjegjësisht anti-izraelite, thotë kryebashkiaku Eric Adams, por shton se beson se shumë prej tyre nuk janë studentë.

Adams ka pohuar se policia kishte identifikuar organizata dhe individë që nuk ishin studentë universitarë, por agjitues profesionistë.

“Sapo u njoftova për agjitatorët e jashtëm që ishin pjesë e këtij operacioni, siç përmendi Columbia në letrën e tyre dhe kërkesën e tyre për Departamentin e Policisë së qytetit të New Yorkut, ishte e qartë se ne duhej të merrnim veprimet e duhura kur divizioni ynë i inteligjencës identifikoi ata që ishin profesionistë, të trajnuar mirë”, thotë Adams.

Ndërsa njerëzit e përfshirë në demonstratat e Columbisë pranojnë se disa njerëz që nuk janë pjesë e komunitetit të kolegjit kanë marrë pjesë, ata kundërshtojnë me forcë idenë se të huajt po drejtonin ose po ndikonin në mënyrë të padrejtë në protesta, raporton cnn.

Adams tregon se disa protestues hynë në Hamilton Hall në Universitetin e Kolumbias, ku disa prej taktikave dhe metodave janë përdorur në të gjithë globin.

Kryebashkiaku tha se e kupton fuqinë e protestave, por ato nuk mund të bëhen të dhunshme.

Ndryshe, mbi 2000 protesta janë zhvilluar në të gjithë qytetin e New Yorkut që nga 7 tetori, kur Izraeli iu kundërpërgjigj një sulmi terrorist të Hamasit me luftë në Rripin e Gazës. Që atëherë, më shumë se 34 mijë palestinezë janë vrarë, ndërsa rreth 1200 njerëz u vranë në sulmin e Hamasit më 7 tetor.

LEXO EDHE:

Back to top button