Jokiç leksion Feniksit, Filadelfia mund Bostonin

Skuadra e Filadelfia-s fitoi 115-103 ndaj Boston, duke udhëhequr 3-2 serinë e gjysmëfinaleve “play off” në Konferencën e Lindjes. Ndeshje e dominuar nga skuadra e Filadelfisë, që arriti një fitore me shumë peshë në fushën kundërshtare, pasi tani është vetëm një fitore larg finaleve në Lindje.

Xhoel Embiid me 33 pikë e Tajrise Maksej me 30 pikë bënë diferencën në fushë për miqtë, mbështetur nga Xhejms Harden me 17 pikë e Harris me 16. Për Boston u dallua Xhejson Tatum me 36 pikë, ndërsa Jaylen Broën shtoi 24 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Denver udhëheq 3-2 serinë e takimeve, pas fitores 118-102 ndaj Feniksit, duke mos zhgënjyer në fushën e tij. Vendasit bënë një paraqitje të mirë dhe i afrohen finaleve në këtë kah të NBA-së. Nikola Jokiç protagonist i fitores me një “triple double”, me 29 pikë, 13 kërcime e 12 asiste, mbështetur nga Brus Braun me 25 pikë. Për Feniksin, dyshja Booker-Durant realizoi 54 pikë, por që mbetën për statistikë.

 

NBA-Konf.Lindje, Play off-Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia, 103-115 (2-3)

Neë York – Miami, (1-3)

NBA-Konf.Perëndim, Play off-Gjysmëfinale

Denver – Phoenix, 118-102 (3-2)

Golden State – Lakers, (1-3)

LEXO EDHE:

Back to top button