Jonida Vokshi tregon vështirësitë gjatë lindjes një vit pas ardhjes në jetë të Emit

Më 18 qershor të vitit që lamë pas, çifti Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë. Çifti i vendosi princeshës emrin Emi dhe përgjatë kësaj kohe kanë shpërndarë foto të shumta kushtuar vogëlushes.

Së fundmi Jonida ka rrëfyer për emisionin “E Ardhmja është vajzë” momentin e saj më të lumtur njëkohësisht dhe më të vështirin, ardhjen në jetë të së bijës.  Mes lotësh, ajo përshkroi çastin kur po sillte në jetë vogëlushen e saj.

“Në momentin që Emi po tentonte të vinte në këtë botë dhe unë mes gjithë vështirësive për ta ndihmuar dëgjoj që doktoresha ime tha që Emit i ishte lidhur kordoni. Ishte e vështirë të dilte sepse ishte kordoni që e tërhiqte sërish dhe mbaj mend që doktoresha më thoshte se është gjithçka në dorën tënde. Në kokën time non stop qarkullonte vetëm ideja a do të mundem. Aty kam kuptuar se çfarë do të thotë që jeta jote është më e parëndësishme. Por ja dola dhe kur e kam dëgjuar të qajë, të paktën ajo që kemi ne në dorë të bëjmë maksimumin. Thjesht na ngelet të shpëtojmë një njeri me aq sa mundemi. Kur e shoh tani jam njeriu më i lumtur në botë.”, rrëfeu mes lotësh Jonida.

LEXO EDHE:

Back to top button