Jovanoviç për rritjen e pagës minimale: Kjo është fitorja më e madhe e Sindikatës
Jovanoviç për rritjen e pagës minimale: Kjo është fitorja më e madhe e Sindikatës
Profesori i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike, Branimir Jovanoviq, vlerësoi se miratimi i zgjidhjes ligjore për pagën minimale është fitore e madhe e Sindikatës, e cila duhet të përdoret për të forcuar rolin e sindikatave në vend. Në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Jovanoviq tha:
“Së pari duhet të them se kjo është fitorja më e madhe e Sindikatës. Kjo e shtyu mirë. Jo vetëm sepse morën rritjen që e kërkonin, por mënyra se si e bënë atë ishte shumë e mirë. Sindikata duhet ta shfrytëzojë këtë sukses për të forcuar pozitat e saj dhe për t’u imponuar si faktor pa të cilin nuk mund të kalojë asnjë masë socio-ekonomike në vend”, tha ai./ Alsat.mk








