Jovanovska: Zaev nuk mund të vendosë vet për dorëheqjen

Zaevi ka përgjegjësi edhe ndaj partnerëve të koalicionit dhe vendimi i tij rrezikon pozitat e tyre, thotë gazetarja Slobodanka Jovanovska në paraqitjen e saj sonte në emisionin “200” në Alsat. Siç vlerësoi ajo, Zaev nuk mund ta marrë vetëm vendimin për dorëheqje.

“Mendoj se Zaevi ka përgjegjësi politike ndaj partnerëve të tij. Se ai nuk mund të marrë vendim të tillë vetëm. Në një farë mënyre rrezikon pozitën e tyre politike, rrezikon qeverinë në të cilën janë aktualisht dhe kanë fituar shumë vota në zgjedhje. Pra, mendoj se nuk është vendim që ai mund ta marrë vetë”, tha Jovanovska.

LEXO EDHE:

Back to top button