Julian Alvarez, synim kryesor i skuadrës spanjolle

Julian Alvarezi është synimi kryesor i Atletiko Madridit për afatin kalimtar të verës. Kjo është kërkesa e parë e Diego Simeones.
De Paul, Nahuel Molina dhe Korrea janë katër argjentinasit që janë bërë “mësit” për sjelljen e tij në Madrid.
Për këtë blerje Atletiko Madridi thuhet se ka gati plot 50 milionë euro për Alvarezin. Në rast se dështon plani i Simeones, skuadra spanjolle do t’i kthejë sytë te Sorlot i Viljarealit dhe Dovbiku i Xhironës.