Junta mbyll hapësirën ajrore të Nigerit
Junta mbyll hapësirën ajrore të Nigerit

Liderët e puçit ushtarak në Niger kanë mbyllur hapësirën ajrore të shtetit, duke u thirrur në kërcënim të ndërhyrjes ushtarake nga fqinjët e tyre. Grupi i shteteve të Afrikës Perëndimore, ECOWAS, më herët kishte paralajmëruar se do të përdorë forcën nëse presidenti i Nigerit, Mohamed Bazoum, nuk rimerr pushtetin. Një zëdhënës i juntës tha se forcat e armatosura të Nigerit janë të gatshme të mbrojnë vendin.
Bazoum u arrestua më 26 korrik dhe gjenerali Tchiani, që është komandant i gardës presidenciale, e shpalli veten lider të ri të shtetit.Puçi ushtarak u dënua nga faktori ndërkombëtar, përfshirë edhe nga ish-fuqia koloniale, Franca dhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, por edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara. Në një deklaratë të lexuar në televizionin kombëtar, përfaqësuesi i juntës tha se ushtria e Nigerit kishte informacione se një “fuqi e huaj” po përgatitej të sulmonte shtetin. /alsat.mk