Juta Xhaz , rikthen pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit

Juta Xhaz konsolidon kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 120-95 ndaj Çikagos, ndeshje e dominuar nga miqtë. Mitçell realizoi 30 pikë, mbështetur edhe nga Gobert me 21 pikë e 10 kërcimeve. Pa probleme fiton edhe Miluoki që ndodhet mes ekipeve kryesuese në Lindje.

Ekipi i Buks mposhti 140-113 Indiana, takim ku nuk ndikoi aspak mungesa e Xhianis Antetokounmpo te vendasit. Ai u zëvendësuar më së miri nga Holidej (28 pikë e 14 asist) e Midëllton (25 pikë). Fitore në sekondat e fundit korri Sharlot, që mundi 100-97 San Antonio (Hajuard 27 pikë).

Pas 8 fitoresh radhazi ndalet skuadra e Atlanta, që u mund 119-100 nga Klipers, një ndeshje me rivalitet. Leonard realizoi 25 pikë për kalifornianët, ndërkohë që 52 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Shpreson për një vend në play off ekipi i Memfis, që mundi 132-126 Bostonin (Morant 29 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Sacramento, 105-119

Minnesota – Oklahoma, 103-112

San Antonio – Charlotte, 97-100

Chicago – Utah Jazz, 95-120

Houston – Toronto, 117-99

Memphis – Boston, 132-126

Milëaukee – Indiana, 140-113

Clippers – Atlanta, 119-110

LEXO EDHE:

Back to top button