Suarez tregon kush është më i miri mes Hallandit dhe Mbapes

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez pasi shënoi golin e tij të 500 në karrierë kundër Alavesit, lartësoi Erling Haalandin si një lojtar të shkëlqyeshëm. Ish-ylli i Barcelonës ka spikatur për Atletiko Madridi këtë sezon, duke sfiduar kritikët nga koha e tij në Barcelonë.

 

 

“Ai [Haaland] është një lojtar i shkëlqyeshëm, ai është në një nivel spektakolar, ai ka një forcë të admirueshme fizike. Ai është një nga Nr.9 më të mirë në botë dhe do të përcaktojë një epokë. Unë jam pak më shumë në favor të Haaland, por Mbappe është në një nivel të shkëlqyeshëm,” tha mes tjerash Suarezi.

Ish-sulmuesi i Liverpulit ka shënuar 19 gola në 25 ndeshje në La Liga Santander për ekipin e Diego Simeones që prej largimit nga “Camp Nou” në verë.

LEXO EDHE:

Back to top button