Juta Xhaz s’ka të ndalur, pëson Bruklin Nets

Skuadra e Juta Xhazit vijon të dominojë këtë sezon në NBA, duke regjistruar suksesin e 20-të sezonal, për tu bërë ekipi i parë që arrin këtë shifër. Xhaz mposhtën me lehtësi 122-108 Bostonin, në një ndeshje të dominuar nga vendasit. Takim ku diferencën e bëri Donovan Mitchell, autor i 36 pikëve.

Ndalet skuadra e Brooklin Netsit, që u mund 122-111 nga Detroit, sfidë ku u dallua Xheremi Grant me 32 pikë. Për Nets, Irvind e Harden realizuan 51 pikë së bashku, por që s’mjaftuan. Pa probleme fiton edhe Nju Orlins, që mposhti 130-101 Hjustonin, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë.

Në krye të renditjes në Lindje qëndron skuadra e Filadelfias, që fitoi 119-111 ndaj Sakramento jashtë fushe. Embiid realizoi 25 pikë e 17 kërcime, mbështetur ngsa Harris e Kjuri me nga 22 pikë secili. Në sekondat e fundit triumfoi ekipi i Miami, që mundi 98-96 Nju Jorkun (Batler 26 pikë e 10 kërcime).

 NBA – Rezultatet

Detroit – Bruklin, 122-111

Miami – Nju Jork, 98-96

Nju Orlins – Hjuston, 130-101

San Antonio – Golden Stejt, 91-114

Portland – Orlando, 106-97

Sakramento – Filadelfia, 111-119

Juta Xhaz – Bostoni, 122-108

LEXO EDHE:

Back to top button