Juve me gjysmën e ekipit do të sfidojë Napolin

Skuadra e Juventusitnë dy javët e para të sezonit të ri, arkëtoi vetëm një pikë, andaj trajneri Maksimilaino Alegri ka problem serioze që të kompletojë ekipin për duelin ndaj Napolit.

I fundit që u largua nga lista e futbolistëve për sfidën e javës së tretë në Seria, është reprezentuesi i Italisë, Federiko Kieza, i cili nuk dëshiron që të rrezikojë lëndimin.  Në këtë listë janë edhe brazilianët Aleks Sandro dhe Danilo, të cilët vijnë në Itali , disa orë para se të nis sfida Juventus – Napoli.

Trajneri Alegri nuk do të mund të mbështet edhe te Huan Kuadrados, Paollo Diabaa-n dhe Rodrigo Bentakur, të cilët kanë angazhimet e tyre me kombëtaret përkatëse në eliminatoret jugamerikane, për Botërorin “Katar 2022”. Kujtojmë se Juventusi barazoi 2-2 me Udienezen dhe pësoi disfatë 0-1 nga Empoli.

LEXO EDHE:

Back to top button