Juve rrezikon dënim të ashpër nga UEFA, shkak është Superliga

Sipas “Gazzetta dello Sport”, në Nion ka habi të madhe për qëndrimin e drejtuesve të rinj të Juventusit. Deri më tani nuk ka pasur asnjë hap prapa për çështjen e vjetër të “Superligës”, një rrethanë që sigurisht do t’i kishte zbutur marrëdhëniet tashmë shumë të tensionuara mes palëve.

Pikërisht kjo mos heqje dorë, ndoshta e vonuar duke pritur dënimin e Gjykatës së Bashkimit Europian, e thirrur për të vendosur mbi papajtueshmërinë e mundshme të një kompeticioni tjetër me Ligën e Kampionëve aktual, mund të çojë në implikime negative për “Zonjën e Vjetër”.

Rreziku është përjashtimi nga garat kontinentale për kohëzgjatjen e një ose më shumë sezoneve. Në të vërtetë, UEFA po kryen një hetim të pavarur, pasi ka marrë dosjet e hetimit të “Prisma” nga prokuroria e Torinos, për të kuptuar nëse ka pasur shkelje efektive të “Fair Play Financiar” nëpërmjet mosrespektimit të parimeve të sjelljes sportive dhe falsifikimit të llogarive. Juventusi kishte rënë dakord të paguante një gjobë (të barabartë me 3.5 milionë euro në vend të 19 milionëve të parashikuara fillimisht) në lidhje me marrëveshjen e shlyerjes, por nëse do të konstatohej mashtrimi dhe si pasojë falsiteti i bazës së marrëveshjes, atëherë sanksionet do të bëheshin të pashmangshme.

Me pak fjalë, heqja dorë nga “Superliga” bëhet një nga pikat kryesore të marrëdhënieve me UEFA-n, të cilat u përkeqësuan pas njoftimit për lindjen e një projekti si “Superliga Europiane”, që kishte një nga baballarët themelues ish-presidentin e Juventusit, Andrea Anjellin.

LEXO EDHE:

Back to top button