Juve shton optmizmin, Vlahoviç e Pogba shënojnë në ndeshjen stërvitore

Në miqësoren familjare mes skuadrës së parë dhe ekipit U-23 të Juventusit, në një test 50 minutësh i grupeve të përziera, Vlahoviç shënoi 3 gola, ndërsa Pogba dy gola dhe asistoi 1 herë. Me pak fjalë, dy lojtarët më të rëndësishëm të Juventusit janë gati për thirrjen e tyre për ndeshjen e radhës, atë në shtëpi kundër Monzës të dielën.

De Shilio dhe Kuadrado janë gjithashtu gati për t’u rikthyer, duke plotësuar kështu vendet e krahut të djathtë që detyruan Allegrin të përdorë MekKennie në një rol që nuk është i tij. Vlahoviç duket se ka dalë nga ai dëmtim muskular, ndërsa Pogba, i cili nuk ka provuar ende të luajë me Juventusin këtë sezon, pritet të jetë në listën e lojtarëve që do të thirren për ndeshjen ndaj Monzës. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button