Juventusi afër marrëveshjes me sulmuesin e Liverpullit

Juventusi është fare pranë arritjes së një marrëveshjeje me Liverpulin për transferimin në Torino të sulmuesit Roberto Firminjo.

Sipas mediave italiane, prej ditësh në mjediset e Juventusit qarkullojnë zërat për një afrim me Roberto Firminjon. Dhe, duket se një bazë qëndron, teksa gazeta “Corriere dello Sport” e ka bërë thuajse të mbyllur kalimin te “bardhezinjtë”.

Juventusi ndodhet në SHBA për një turne veror dhe që nga andej ka ardhur lajmi për një marrëveshje të mundshme me Liverpullin. Madje, gazeta italiane në fjalë ka shkuar edhe më tej, duke dhënë edhe hollësitë financiare të transferimit të mundshëm të brazilianit drejt “Zonjës së Vjetër”.

 

Liverpool’s Nathaniel Phillips, left, celebrates with Liverpool’s Roberto Firmino after scoring his side’s second goal during the English Premier League soccer match between Burnley and Liverpool at Turf Moor in Burnley, England, Wednesday May 19, 2021. (Alex Livesey/Pool via AP)

Drejtuesit e Juventusit i kanë bërë një propozim serioz Liverpulit, duke i ofruar 22.6 milionë euro për shërbimet e brazilianit. Firminjo ka qenë një nga pikat e rëndësishme të Liverpullit të Jyrgen Klopit, teksa ka lënë gjurmë në “Anfield” me 98 gola në 327 ndeshje.

Sipas gazetës italiane, Liverpulli do ta ketë të pamundur të mbajë në skuadër brazilianin, i cili kërkon një vend titullari që trajneri gjerman, Jyrgen Klop, nuk mund t’ia garantojë.

Gazeta “Corriere dello Sport”, veç të tjerash, ka saktësuar se edhe vetë braziliani e ka parë me një sy pozitiv transferimin e tij në Serinë A, teksa objektiv tjetër primar për të është të sigurojë një vend në delegacionin e Brazilit për në Botërorin 2022.

LEXO EDHE:

Back to top button