Juventusi gjen pasuesin e Pogba-s, në rast të skualifikimit

E ardhmja e Pol Pogbasë do të jetë më e qartë javën e ardhshme, për shkak se kundër analizat janë planifikuar në 5 tetor për mesfushorin francez.

Ai doli pozitiv në testin antidoping pas ndeshjes kundër Udinezes dhe nëse analizat e reja nuk vërtetojnë të kundërtën, futbollisti i Juventusit do të përballet me një skualifikim të gjatë, ndërkohë tashmë ai është i pezulluar dhe klubi i ka bllokuar pagën.

Por kush mund ta zëvendësojë francezin tek klubi bardhezi në merkaton e janarit?

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, kandidati kryesor është mesfushori i Totenhemit, Pierr-Emill Hojbjerg. Tashmë pritet të shohim në vijim se çfarë do të ndodh.

LEXO EDHE:

Back to top button