Zyrtarisht, Barbie nuk është shfaqur në Rusi. U reklamua kudo, madje edhe kinematë në Moskë vendosën njoftimet se më në fund, filmi aq shumë i përfolur në të gjithë botën, do të shfaqej edhe në vendin në luftë. Kokoshkat ishin gati, biletat po ashtu, rezervimet e para ishin bërë, por Barbie dhe Ken as nuk patën mundësi të shfaqeshin.
Filmi është tërhequr nga kinemaja, pa u shfaqur njëherë të vetme. Por rusët duket se e kanë gjetur mundësinë për të shijuar pak orë me kukullën e famshme, që deri tani, rezulton filmi më i mirë për këtë vit, kanë gjetur kopje të tij. Në kinematë ruse, prej më shumë se 1 viti po shfaqen vetëm filma e prodhime ruse, në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve të perëndimit.
Ministria ruse e Kulturës nuk i është përgjigjur interesit të mediave të huaja, por jo zyrtarisht pranon se filmi, nuk është në një linjë me synimet e presidentit rus, për vlerat e traditat morale e shpirtërore ruse.








