Juventusi heq dorë nga Pogba, fokusohet tek Locatelli

Manuel Locatelli dëshiron të kalojë në Juventus, ndërsa PSG ka diskutuar sme Mino Raiolan për Paul Pogban.  Mesfushori francez është një nga synimet e Biankonerëve për edicionin 2021-2022, por gazeta me bazë në Torino raporton se “Zonja e Vjetër” është e vetëdijshme se mund të jetë e vështirë të arrihet një marrëveshje me ish-yllin e tyre, duke pasur parasysh koston e larta të një lëvizje të mundshme për 28-vjeçarin.

Jo rastësisht që Manuel Locatelli është në krye të listës së Juventusit, por çmimi i tij prej 40 milionë euro mund të rritet pas paraqitjeve të mira në “Euro 2020”.

Sipas Tuttosport, Locatelli dëshiron të kalojë në Juventus dhe skuadra duhet të jetë e shpejtë në arritjen e një marrëveshje me Sassuolon duke pasur parasysh se ka shumë klube të tjera të interesuara për 23-vjeçarin, duke përfshirë Arsenalin, Real Madridin dhe Manchester Cityn.

Locatelli ka qenë i lidhur me çdo klub të madh në Evropë dhe Sassuolo do të marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij pas Kampionatit Evropian.

Ndërkohë, agjenti i Pogbas, Mino Raiola thuhet se po diskuton me PSG-në për një marrëveshje të mundshme në këtë verë. Raiola dhe presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi kanë marrëdhënie shumë të mira pasi arritën një marrëveshje për lëvizjen e Gigio Donnarummas në kryeqytetin francez.

Ish-portieri i Milanit mund të mos jetë i vetmi klient i Raiolas që u bashkua me PSG-në në verë pasi gjigantët e Ligue 1 po diskutojnë që edhe Moise Kean të jetë lojtar i tyre i përhershëm.

LEXO EDHE:

Back to top button