Juventusi i përgjigjet Kontes përmes tuitterit

Rrjetet sociale të Juventusit u kujdesën për rritjen e dozës së antagonizmit në mes Antonio Kontes dhe Andre Anjellit, duke publikuar një postim “ad hoc” në drejtim të Antonio Kontes, i cili pas ndeshjes foli për mungesën e edukimit (kulturës sportive) nga ana e Juventusit.

 

 

“Sot do të dëshironim të theksonim për vëmendjen tuaj të mirë që Juventusi ka arritur në finalen e Kupës së Italisë për herë të 20-të në historinë e tij”.

 

Juventusi në Tëitter publikoi një postim me informacion mbi kronikën e ndeshjes, por mbi të gjitha e bëri këtë me një ton të ekzagjeruar të sjellshëm dhe zyrtar, vetëm për të ngacmuar fjalët e Antonio Kontes. Këto janë histori të tensionuara, që kanë vazhduar nga viti 2014, kur Antonio Konte braktisi Juventusin dhe u grind me presidentin Andrea Anjelli.

LEXO EDHE:

Back to top button