Policia arreston një person në veri të Mitrovicës, konfiskohen mbi 135 mijë euro

Në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës ka konfiskuar 135 mijë e 800 euro të që dyshohet të jenë fituar nga shitja e substancave narkotike. Policia gjatë operacionit kanë sekuestruar edhe sprej si dhe një sasi të substancave të dyshuara narkotike, 126 gr marihuanë e cila ishte dedikuar për shitje. Me këtë rast është arrestuar një person.

- Advertisment -

“Me datë 11.02.2021 hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës nga njësia rajonale e Mitrovicës-veri, pas marrjes së informatave paraprake relevante dhe bashkërendimit me autoritetet e drejtësisë, kanë realizuar një operacion bastisje dhe kontrolli në dy lokacione në Mitrovicë-veri. Gjatë realizimit të operacionit policor në dy lokacione të ndryshme janë sekuestruar para në valuta të ndryshme në (€uro, Dollar-$, Franga, Kruna, Dinar), sprej si dhe një sasi e substancave të dyshuara narkotike(126 gr. marihuanë) e dedikuar për shitje, etj”. Paratë e sekuestruara dyshohet se janë të fituara nga shitja e substancave narkotike të cilat gjendeshin të vendosura nëpër zarfe:

€uro: 81.374

Dinar: 6.392.160

Dollar USA 200

Franka Zvicerane: 100

Kruna Suedeze: 300 “, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe tri fletore ku dyshohet se i dyshuari ka mbajtur shënime në lidhje me shitjen e substancave narkotike.

LEXO EDHE:

Back to top button