Policia në Tiranë nuk fal, gjobit djalin e ish-kryeministrit

Prej ditës së djeshme, për dy javë rresht, Shqipëria mbyllet në orën 8 të darkës. Pas vendimit të ministrisë së Shendetësisë, policia ka dalë mbrëmë me bllok në dorë, për të ndeshkuar të pabindur. Redon Meksi, djali i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi, është gjobitur mbrëmjen e djeshme për thyerje të rregullave anti-Covid.

Lajmin e bën me dije vetë i riu, i cili shkruan në Facebook duke bërë ironi se i kishte mbaruar letra higjenike dhe kishte dalë se mos i jepte ndonjëri. Por siç duket, në vend të letrës higjienike mori letrën e gjobës.

“Kaloi ora 20.00, kur ç’të shoh më kishte mbaruar letra higjenike. Thashë po dal njëherë verdallë se do më japi ndonjëri… dhe në fakt ashtu ndodhi , me dha një polic këtë copën e letrës .

Përtej shakase, nuk ka asnjë akt të botuar në fletorë zyrtare për uljen orarit të shtetrrethimit ne 20.00, dhe përveç kasaj konstatohem në shkelje te urdherit 616 dt 09.11.2020, i cili kufizon orarin 22.00-06.00
ps: sorry për shkrimin , përveçse ishte fleta e dytë, kisha qenin në njerën dorë , i cili i ka pak bezdi uniformat “, shkruan ai. /Gazeta SHQIP/

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button