Juventusi kërkon të rikthejë kroatin nga Londra në Itali

" "

Skuadra e Juventusit nuk po kalon një sezon të lehtë, por kjo nuk e pengon klubin që të ideojë një të ardhme, larg këtij realiteti.

“Zonja e Vjetër” po mendon transferimin e Mateo Kovaçiç në merkaton e verës, me kroatin i cili është i gatshëm të largohet nga Londra, ndërsa Chelsea mund të përfitojë nga kjo lëvizje. Kjo për faktin se Juventusi është i gatshëm të negociojë kartonin e kroatit duke përfshirë edhe Denis Zakaria, i cili aktualisht është i huazuar të “Blutë”, pra të paguajë një shumë plus kartonin e zvicerianit.

Kovacic nuk është më i lumtur te Çellsi dhe “mbipopullimi” i skuadrës mund të sjellë pasoja te ai, ndaj Juventus është gati të përfitojë dhe ta rikthejë atë në Serie A, pasi kroati më parë ka luajtur për rivalët e Interit.

LEXO EDHE:

Back to top button