VIDEO / Juventusi me përmbysje deri te fitorja e parë

Skuadra e Juventusit ka arritur të mposht Spezian në transfertë me rezultat 2-3. ‘Bianconerët’ e nisën mirë lojën dhe kaluan në epërsi në min e 28’ përmes Moise Keane. Megjithatë, vendasit reaguan shpejtë dhe barazuan rezultatin në min e 33’ me golin e Emanuel Gyasi, 1-1 dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në vazhdim, vendasit arritën të kalojnë në epërsi me golin e Janis Antiste në min e 49’. Në vazhdim “Zonja e Vjetër” morri kontrollin e lojës dhe barazuan rezultatin përmes Federiko Kiezas në min e 66’. Juventusi arriti të përmbys gjithçka me golin e Matijas de Ligt në min e 72’.

Kjo ishte fitorja e parë e ‘Bianconerëve’ në këtë edicion që tani ka pesë pikë të grumbulluara në pozitën e 12.

LEXO EDHE:

Back to top button