Juventusi merr vendim final për Dibalan

Paulo Dibala prej kohësh e ka humbur shkëlqimin e tij. Mes shumë dëmtimeve dhe formës së dobët, “La Joya” është kthyer edhe në lojtar stoli te Juventusi (në fillim të këtij sezoni C. Ronaldo luante në sulm me Moratan, ndërsa Dybala në stol).

 

 

 

Sulmuesi është mes shumë pikëpyetjesh mbi të ardhmen e tij, pasi kontrata me Juventusin i skadon vitin e ardhshëm dhe klubi nuk i ka ofruar ende rinovim. Pikërisht në lidhje me këtë gjë, mediat italiane raportojnë së fundmi se bardhezinjtë kanë vendosur që ta shesin lojtarin.

Oferta e munguar për një rinovim të mundshëm lidhet me vendimin final që kanë marrë drejtuesit që është shitja e Dibalas. Tani mbetet vetëm për t’u parë se cili do të jetë ekipi i ardhshëm për sulmuesin.

LEXO EDHE:

Back to top button