Rrezikohet sfida Shqipëri-Angli, FSHF kërkon zgjidhje të shpejt

Kombëtarja e Shqipërisë fillon eliminatoret e Botërorit Katar 2022 më 25 mars përballë Andorrës në transfertë. Tre ditë më vonë është radha e sfidës shtëpiake kundër Anglisë, që do të luhet në “Air Albania”. Kjo përballje mund të vihet në rrezik për arsye sigurie. UEFA i ka kërkuar FSHF-së largimin e ambienteve tregtare përreth stadiumit.

 

 

 

Federata ka njoftuar menjëherë IKMT (Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Terriorit), teksa ka vënë në dijeni edhe Inspektoratin Urbanistik Vendor në Bashkinë e Tiranës për zbrazjen e hapësirës rreth stadiumit kombëtar. FSHF ka njoftuar edhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama, raporton Telesport.al.

 

“Me shqetësim kemi konstatuar se zgjerimi i pazakontë i bizneseve në perimetrin e stadiumit ‘Air Albania’, çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një problematikë. Operatorë të ndryshëm bar-kafe kanë avancuar me ngritjen e strukturave prej hekuri, duke cenuar seriozisht standardet e sigurisë dhe organizimin e ndeshjeve.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button