Juventusi në garë me PSZH-në dhe Çellsin për mbrojtësin e Bajernit

Sipas “Telefoot”, një nga emrat më të nxehtë në javët e fundit për mbrojtjen e Juventusit është ai i Benjamin Pavard, i cili jepet drejt largimit nga Bajern-i që verën e kaluar.

Mbrojtësi francez pëlqehet nga Çerubini dhe Arrivabene të Juventusit, kryesisht për aftësinë e tij për të mbuluar disa pozicione (mund të luajë si qendërmbrojtës dhe mbrojtës krahu) dhe për eksperiencën e tij në fushën ndërkombëtare (kampion bote me Francën në 2018-ën).

Por torinezët duhet të bëjnë kujdes nga konkurrenca e Çellsit, PSZH-së, Man. Junajtedit dhe Atletiko Madrid-it, që janë vënë gjithashtu në gjurmët e lojtarit dhe kanë më shumkë fuqi ekonomike në krahasim me italianët.

LEXO EDHE:

Back to top button