Juventusi njofton Realin dhe Barcën se po largohet nga projekti i Superligës Evropiane

Juventusi njofton Realin dhe Barcën se po largohet nga projekti i Superligës Evropiane

Mediat në Spanjë raportojnë se Juventusi e ka informuar Real Madridin dhe Barcelonën se po largohet nga projekti i SuperLigës Evropiane, një tjetër hap drejt shkëputjes nga mbretërimi i Andrea Agnellit.

Sipas Relevo, komunikata iu është dërguar dy gjigantëve të La Ligas, të cilët mbesin si dy klubet e vetme të përkushtuara ndaj planeve për krijimin e një turneu që do ta rivalizonte Ligën e Kampionëve.

Nëse konfirmohet, ky do të ishte një hap tjetër në procesin që Juventusi i është nënshtruar gjatë gjashtë muajve të fundit, prej se hetimi i Prisma zbuloi se klubi i kishte fryrë artificialisht tarifat e transferimit për të rritur fitimet kapitale.

Agnelli dhe i gjithë bordi i drejtorëve dhanë dorëheqjen, ndërsa kushëriri i tij, John Elkann, mori një rol më komandues për të ardhmen e klubit.

Kjo përfshin përpjekjen për të ndrequr urat që ish-presidenti i dogji me UEFA-n kur shpalli projektin e Superligës Evropiane në prill të vitit 2021.

Nga 12 klubet që fillimisht iu bashkuan projektit, tahsmë kanë mbetur vetëm tre, ndërsa nëse konfirmohet ky njoftim, atëherë do të ngelen vetëm dy.

Po ashtu, ritheksohen përpjekjet e Juventusit për të ndërprerë lidhjet me epokën e Agnellit, siç është pranimi i dënimit me 10 pikë në Serie A dhe realizimi i një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë për të ashtuquajturat manovra pagash.

LEXO EDHE:

Back to top button