Juventusi pa dy titullar, përball Milanit në “San Siro”

Skuadra e Juventusit do të jetë pa futbollist titular përball Milanit gjatë ditës së mërkurë. Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo konfirmoi lëndimin e sulmuesit Alvaro Morata.

“Ka pasur probleme në stërvitjen e fundit, ne duhet të shohim në ditët e ardhshme. Ai me shumë mundësi nuk do jetë i gatshëm të mërkurën”, tha mes tjerash Pirlo.

Ndërkohë drejtuesit e skuadrës së  Juventusit konfirmuan se mbrojtësi Alekes Sandro, ka dal pozitiv me COVID-19 dhe se lojtari është izoluar duke ndjekur protokollin e Seria A.

“Juventusi njofton se duke ndjekur disa simptoma lojtari ynë Aleks Sandro, është zbuluar pozitiv me COVID-19″. Lojtari është vendosur në izolim”, thuhet me tjerash në komunikatën e bardhezinjëve.

LEXO EDHE:

Back to top button