Juventusi pa qendërmbrojtësin kryesor plot 20 ditë

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonuçi do jetë jashtë fushe për 20 ditë, pas lëndimit që pësoi para ndeshjes ndaj Portos. Italiani ka udhëtuar me skuadrën në Portugali, por do humbas këtë sfidë. Sipas “Corriere dello Sport”, mbrojtësi do mungojë në 20 ditët e ardhshme.

 

Bonuçi iu bashkua Huan Kuadrados dhe Artur Melos në listën e lëndimeve, derisa thuhet se lojtari u lëndua gjatë stërvitjes së djeshme. Por, Andrea Pirlo ka Merih Demiral, Matijs de Ligt dhe Xhorxhio Kiellini të gatshëm për ndeshjen kundër Portos.

LEXO EDHE:

Back to top button