Juventusi piketon “bodyguard-in” e Lionel Mesit

Të vendosur për të përmirësuar performancën në mesfushë, Juventus po mendon të hedhë rrjetët për një të njohur nga Serie A, argjentinasin Rodrigo de Poll. Mesfushori duket se ka humbur rëndësinë te Atletiko Madrid dhe kështu pritet që të largohet, ndoshta që në janar.

Duke startuar nga minuta e parë vetëm katër nga 11 ndeshjet që Atletico ka luajtur këtë sezon, De Poll po përjeton një fillim delikat të sezonit. Ndryshe nga viti i kaluar, mesfshuroi aktualisht luan një rol dytësor në planet e Diego Simeone.

Juventusi tashmë synon të përfitojë nga kjo situatë për të testuar nënshkrimin e tij gjatë merkatos së dimrit. “Zonja e Vjetër” do të ishte e kënaqur ta sillnin në Torino me formulën e huazimit dhe me opsion blerje të detyrueshme nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve. Nga ana tjetër, Atletiko Madrid do të ishte i gatshëm ta largonte kundrejtë një oferte të mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button