Juventusi shfaq interesim, Lokomotiva rrit dëmshpërblimin për Mario Mitaj

Mediat në Itali raportojnë se “bardhezinjtë” e Juventusit janë hedhur në sulm, për të siguruar shërbimet e anësorit të talentuar, të mbrojtes së kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, me 20-vjeçarin, i cili me shumë mundësi do të mbyllë “aventurën” e tij në Rusi, këtë merkato veres.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, “Zonja e Vjetër” ka shprehur interesim serioz, për prodhimin e akademisë së AEK-ut nga Athina, dhe nga ky interesim kërkon të përfitojë edhe skuadra e Lokomotiva Moskës, që mban kartonin e anësorit, ku ka arritur edhe vlerën e tij, teksa tashmë nuk kërkon më 7 milionë euro, por një shifër e cila varjon, nga 8-10 milionë euro.

Kujtojmë se pavarësisht se është në një moshë të re dhe vetëm në vitin e tij të parë, në Superligën e Rusisë, sërish Mitaj është kthyer në një protagonist të moskovitët, teksa ka arritur të zbresë plot 19 herë në fushën e blertë dhe rastet në cilat është konsideruar, si më i miri i ndeshjes nuk kanë qenë të pakta.

LEXO EDHE:

Back to top button