Juventusi synon të arkëtojë rreth 130 milionë euro

" "

Skuadra e Juventusit pritet të kryejë një revolucion të madh këtë verë, teksa problemet e shfaqura sezonin e kaluar do të kenë impakt këtë verë dhe sezonin e ri. Sipas mediave italiane, klubi bardhezi synon të arkëtojë rreth 130 milionë euro nga shitja e lojtarëve.

Kjo shumë do të sistemojë disi bilancet e klubit dhe një pjesë do të përdoret sërish në merkato, duke afruar emra të tjerë. Kështu, i pari që pritet të lërë përfundimisht Juventusin është mesfushori Dejan Kullushevski, që prej janarit luan në Londër me Totenhamin. Klubi kërkon 53 milionë euro për të shitur 100% kartonin, por Totenham pret një ulje çmimi për ta mbyllur marrëveshjen.

Emri i dytë është ai i sulmuesit Dushan Vlahoviç, që do të jetë i sakrifikuari i madh. “Bardhezinjtë” presin një ofertë 70 milionëshe për të, me disa klube në Europë të interesuara por ende asnjë ofertë konkrete.

Pa kontratë janë Adrien Rabiot e Huan Kuadrado, që mund të largohen me koston zero, çka s’do të sillte asnjë qindarkë në arkën e Juventus. Në mesfushë, mes emrave që mund të largohen janë Ueston MekKeni, Denis Zakaria e Artur, që do të sillnin rreth 25 milionë euro.

Në mbrojtje, një tjetër emër që mund të largohet në rast se vjen një ofërte e mirë është Gleison Bremer. E njëjta situatë edhe për Daniele Rubani e Aleks Sandro, që ndaj një oferte të mirë do të shiten. Edhe qëndrimi i portierit veteran Sshçezni është në dyshim, por rroga e lartë pengon shitjen e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button