Juventusi vuan nga “sëmundja evropiane”, një fitore në 9 ndeshjet e fundit

Rrugëtimi i Juventusit në Liga Europa, nisi me një barazim zhgënjyes në shtëpi ndaj Nantit. “Bardhezinjve”, pas një pjese të parë të mirë dhe golit të Vlahovic, iu desh të përballeshin me kundërpërgjigjen e francezëve, të cilët gjetën barazimin në pjesën e dytë me anë të kundërsulmit.

Një “shaka” e papritur që tashmë e bën edhe më delikat udhëtimin në “Stadium de la Beaujoire”, të planifikuar për të enjten e ardhshme, ku bardhezinjtë do të kenë në dispozicion vetëm një rezultat për t’u kualifikuar në 1/8 finale, fitoren.

Fitore, me patjetër. Një koncept që në Europë, për Juventusin, duket se është kthyer në makth të vërtetë. Në fushën ndërkombëtare, “bardhezinjtë” kanë fituar vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit të luajtura. Në fakt, suksesi i fundit daton 5 tetorin e kaluar, ditën e fitores 3-1 ndaj Makabi Haifa.

E vetmja “ndezje” në një ecuri negative. Pasi u eliminua në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar, kundër Viljarrealit (1-1 në Spanjë, 0-3 në Torino), skuadra e Masimiliano Allegrit e mbylli gjithashtu e fundit aventurën e grupeve në Ligën e Kampionëve që po vijon.

Disfata e dyfishtë kundër PSZH-së dhe Benfikës, seri negative së cilës i shtohet tashmë barazimi zhgënjyes 1-1 në shtëpi me Nantit. Morali i historisë është që të ndryshohet urgjent kursi.

Të enjten e ardhshme, në shtëpinë e “verdhegjelbërve”, do të duhet një fitore europiane, e cila ka munguar larg fushe që nga 14 shtatori 2021, kur Aleks Sandro, Dibala dhe Morata nënshkruan suksesin 3-0 në fushën e Malmes, dy vite më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button