Mourinjos i djeg shumë pyetja e gazetares, e detyroi t’ia përsëriste tri herë

Skuadra е Romës do të duhet të fitojë në ndeshjen e dytë kundër Salzburgut, javën e ardhshme. Nuk ka zgjidhje tjetër, pas humbjes 1-0 në “Red Bull Arena”, në ndeshjen e parë ‘play-off’ të Ligës Europa.

Mbrëmja e keqe u bë edhe më e hidhur nga problemi fizik i Paulo Dibala-s, i zëvendësuar. Vetë Hoze Mourinjo nuk ishte në gjendje të jepte një pasqyrë të qartë të arsyeve që e shtynë argjentinasin të ndalohej para kohe, duke rrëfyer zëvendësimin e tij mes dy pjesëve të lojës.

“E di që më tha se nuk ishte në gjendje të luante në pjesën e dytë. Nëse është një lëndim apo masë paraprake, nuk mund t’jua them”, tha fillimisht trajneri portugez.

 

Krejt ndryshe qasja e teknikut portugez në televizionin austriak, ku pyetja që i bëri gazetarja përballë e la të habitur, deri në atë pikë sa i kërkoi asaj ta përsëriste tri herë, me fytyrën dukshëm të të hutuarit. Një lojë fjalësh për titullin historik të Mourinjos.

 

“Kemi ‘Special One’ këtu, por sonte nuk ishte një mbrëmje speciale, pse?”

 

Trajneri portugez shikoi dikë jashtë kamerës, më pas shikoi në heshtje gazetaren, i cila në atë moment mendoi për një problem teknik.

 

“A më dëgjuat?” – thotë ajo. Gjë për të cilën trajneri i Romës tund kokën, duke i dhënë intervistueses një tjetër shans; pyetjen e famshme rezervë.

“Aha ok, më falni, – tha gazetarja duke përsëritur të njëjtën pyetje fjalë për fjalë.

”Pse nuk ishte një natë e veçantë për ju sonte?”

Mourinho ende bëri sikur nuk e kuptoi.

“Çfarë?” Dhe i afrohet gazetares si për ta dëgjuar më mirë. Por në mënyrë të pashmangshme e njëjta pyetje iu bë për të tretën here.

“Nuk ishte një natë e veçantë për ju, pse?”

Këtu, trajneri nga Setubali nxori fytyrën e tij finale, si për të thënë “po kjo çfarë do?”

Pastaj mërmëriti nëpër gojë “çfarë pyetjeje…”

Ndoshta nuk ishte rezultati që gazetarja austriake kishte shpresuar kur përgatitej për intervistën që priste prej disa kohësh./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button