Jyrgen Klop me plot kritika për vijën e fundit të mbrojtjes

Trajneri Jyrgen Klopp u ankua për gabimet individuale të skuadrës së tij, pasi Liverpulli rrëshqiti në një humbje të thellë 5-2 kundër Real Madridit. Skuadra vendase dukej se kishte kontroll të plotë në “Anfield”, pasi golat e Darvin Nunjezit dhe Mohamed Sallah i kishin dhënë Reds një epërsi të merituar 2-0 brenda 14 minutave.

Goli i Sallahut erdhi nga një gabim i dukshëm nga portieri i “Los Blancos”, Tibo Kurtua, por do të ishte Liverpulli ai që do të vazhdonte të dënohet nga gabimet. Alison gjuajti pasimin e tij direkt në Vinicius Junior për golin e dytë të Real Madridit, ndërsa qendërmbrojtësi Xho Gomez kishte një natë për të harruar pasi pati dorë në të paktën katër nga golat.

Në një natë ku taktikat u zhbënë nga një paraqitje e rastësishme mbrojtëse, trajneri Klopp u shfaq i frustruar në fund të ndeshjes.

 

“Në fillim ishte e jashtëzakonshme. Ne me pak fjalë ishim perfekt. 2-0 epersi, e gjithë pjesa e parë ishte e mirë përveç golave. Por, ne u bëmë pasivë. Goli i dytë ishte si shuplakë. Nuk mund të ndodhë, nuk duhet të ndodhë. Ju duhet të luani një lojë siç luajtëm në pjesën e parë për plot 95 minuta. Kur ata shënuan ne kishim 5-6 lojtarë të vetëm, dhe nuk ka sfidë. Kjo nuk mund të ndodhë”, përfundoi gjermani.

 

Rezultati shënoi një mbrëmje historike për Real Madridin, pasi ata thyen disa rekorde. Ndoshta më e keqja nga të gjitha ishte se “Reds“ nuk kishin pranuar kurrë katër gola në një ndeshje evropiane në “Anfield” para ditës së martë.

LEXO EDHE:

Back to top button