Shkon në 60 numri i viktimave nga tragjedia e 16 marsit në Koçan

Shkon në 60 numri i viktimave nga tragjedia e 16 marsit në Koçan

Gazetare: Linda Ebibi

Tragjedia e Koçanit mori edhe një jetë duke çuar në 60 numrin e viktimave. Në Lituani ka ndërruar jetë menaxheri i diskotekës “Puls” Aleksandar Karadakovski 29 vjeçar. Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se Karadakovski ishte paciente me gjendjen më të rëndë shëndetësore.

“Ky ishte prej katër personave në gjendje kritike, madje më kritike se gjithë të tjerët, kështu që vështirësimi dhe komplikimi është paraqitur në 1 prill kur nisin edhe veshkat të mos i funksionojnë dhe vendoset në dializë. Në qoftë se dikë kemi pritur që të ndërron jetë ishte ky rast që ishte më i komplikuari prej të gjitha rasteve kritike”, tha Arben Taravari, ministër i shëndetësisë.

Drejtori i spitalit “Shën Naumi i Ohrit, ku fillimisht ishte pranuar Karadakov, tha se 90 për qind e organeve të frymëmarrjes i ka pasur të djegura nga flakët dhe tymi që ka thithur.

“Sipërfaqja totale e djegieve ka qenë diku 36 për qind të cilët më së shumit kanë qenë në zonën e kokës, qafës dhe gjymtyrëve të sipërmeve me thellësi të shkallës së dytë dhe të tretë që tregon për intensitetin e flakëve dhe tymit që ka thithur. Për shkak të të cilave ka pasur dëmtime të organeve të brendshme, gjë që është vërtetuar edhe nga ana e kolegëve në Lituani. Me bronkoskopi është konstatuar se një pjesë e madhe e sistemit të frymëmarrjes është dëmtuar dhe si pasojë gjendja është përkeqësuar e që ka përfunduar me vdekje”, tha Nebojsha Nastov, drejtor i Klinikës Shën Naumi i Ohrit.

Edhe 69 pacientë akoma po trajtohen jashtë vendit. Prej tyre, siç bën me dije Taravari,  20 pacientë janë intubuar, prej të cilëve tre janë në gjendje të rëndë dhe paqëndrueshme.

Aleksandar Karadakoski ka punuar si banakier në diskotekën “Pulse”. Megjithatë, ai paraqitej edhe si drejtues i kompanisë që ka menaxhuar diskotekën me llogari të bllokuar. Karadakoski, vjen në këtë pozitë në dhjetor të vitit 2022, megjithatë pronari joformal i diskotekës ka vazhduar të jetë Dejan Jovanovski. Karadakoski, ishte në mesin e 34 të dyshuarve të përfshirë në hetimin e Prokurorisë për përgjegjësinë e tragjedisë pasi klubi ka funksionuar pa licencë të vlefshme dhe pa i përmbushur kushtet minimale teknike për mbrojtje kundër zjarrit. Ndërsa për këtë, nuk kanë reaguar institucionet përkatëse. Gjithashtu, brenda objektit janë lejuar të futen dhe të mitur, e cila është rreptësishtë e ndaluar me ligj. Sipas autopsisë, arsyeja e vdekjes së viktimave është ngufatja me gaz monoksid karboni, i cili është liruar nga djegia e materialeve të objektit. Gjatë autopsisë, te tre viktima janë konstatuar dhe thyerje të brinjëve që janë bërë si pasojë e shkeljeve të turmës në tentativë për të dalë nga diskoteka. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button