Ka nisur imunizimi masiv i qytetarëve me vaksinën kineze Sinovak

Pos në Shkup dhe Manastir, në të gjitha pikat e vaksinimit ka filluar imunizimi me vaksinën kineze “Sinovak”. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në dy qytetet e lartë përmendura “Sinovak” do jetë në dispozicion nga nesër.

Vaksina kineze është vaksinë klasike në të cilën është injektuar virus I dobësuar, gjegjësisht teknologji e cila shfrytëzohet me dekada dhe është shumë e njohur. Sa I përket moshës, vaksina Sinovak nuk ka kufizime në Kinë dhe aplikohet edhe tek fëmijët mbi 3 vjeç. Tek ne kjo vaksinë shfrytëzohet vetëm tek moshat mbi 18 vjeçare, ndërsa e njëjta rekomandohet edhe për gji dhënëset dhe shtatzënat – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

ALSAT inspektoi disa nga pikat e vaksinimit në kryeqytet. Për dallim nga qytetet e tjera, Shkupi pa radhë të gjata të qytetarëve të cilët prisnin për tu vaksinuar. Doza e parë jepet me Pfizer, ndërkohë që rrjedh edhe rivaksinimi me “Sputnik” dhe “Sinofarm”.

U vaksinova me Pfizer, doza e parë. Vaksinimi për mua do të thotë të mbrohemi dhe mos të lejojmë të përhapet virusi. Mendoj se gjithë vaksinat janë në rregull”.

“Me dozën e dytë të Pfizer”.

“Me Pfizer doza e dytë”.

“Kam pritur 3 muaj termin dhe ja sot e mora dozën e parë”.

“U vaksinova me dozën e dytë, me vaksinën ruse Sputnik”.

Gjatë ditës së djeshme me dozën e parë janë vaksinuar 11.220 qytetarë, ndërkaq dozën e dytë dje e kanë pranuar 1774 qytetarë. Deri më 15 korrik pritet të vaksinohen të gjithë ata të cilët janë paraqitur në ueb faqen vakcinacija.mk afat i cili pritet të rrumbullakojë vaksinimin e gjysmë milion qytetarëve. Pas 15 korrikut autoritetet kanë njoftuar se do të fillojë vaksinimi në terren i personave të cilët duan të vaksinohen por nuk janë paraqitur deri më tash.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button