Ka përfunduar seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiq do të flasë në seancën e Qeverisë në orën 15.00

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kryesuar Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe ka shkëmbyer informacione me anëtarët e Këshillit për situatën në rajon dhe Ukrainë, bëhet e ditur në llogarinë në Instagram të Budućnostsrbijeav.

Vuçiq gjatë paradites ka pasur takime me ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe shefin e Delegacionit të BE-së në Serbi, ndërsa në orën 15 do të mbajë fjalim në seancën e Qeverisë së Serbisë, në të cilën është ftuar për shkak të situatës në Ukrainë.

instagram/buducnostsrbijeav

 

LEXO EDHE:

Back to top button