Ka punuar 42 vjet për pagën minimale dhe në fund u shpërblye me vetëm një barbekju?!
Ka punuar 42 vjet për pagën minimale dhe në fund u shpërblye me vetëm një barbekju?!
John Bartlett, në të 70-at, së fundmi doli në pension pas katër dekadash e gjysmë pune në të njëjtën kompani.
Historia ra në qendër të vëmendjes së publikut botëror për shkak të mënyrës se si u largua në pension, raporton News.com.au.
Amerikani punonte me pagë minimale dhe udhëtoi çdo ditë 40 minuta me transport publik për në punë.
Njihej si një punonjës jashtëzakonisht i besueshëm dhe kolegia e tij, Sonja ishte indinjuar nga mënyra se si u “nderua” në ditën e fundit të punës.
“Ai e donte shumë të punonte këtu dhe nuk donte të tërhiqej. Ai nuk ka marrë bonus nga kompania, vetëm një Barbecue dhe një certifikatë. Mos u bë skllav i punës tënde. Faleminderit John për besnikërinë tuaj”, tha Sonja në një postim në TikTok.
Nuk kaloi shumë dhe mesazhet e mbështetjes filluan të vinin nga njerëz që donin ta ndihmonin këtë njeri.
Sonja filloi një fushatë GoFundMe që mblodhi rreth 35 mijë dollarë në pak se një ditë!
Fondet erdhën nga e gjithë bota dhe fushata përfundoi me 1900 donatorë.
“Ti frymëzove botën me historinë tënde. Kaq shumë njerëz janë identifikuar me ju, nga Australia, Britania, Skocia… Ju e meritoni këtë. Do të kujdesem që gjithçka të shkojë në llogarinë tuaj, vetëm për ju”, tha Sonja në një fjalim prekës.
Gjithçka që mund të bënte John ishte të buzëqeshte dhe të tundte kokën ndërsa dëgjonte reagimin e botës ndaj historisë së tij.
@m3nta11y1ll1A true legend. If you didnt hear the full story from my page, do not belive anything else. Day 1s have know we did this together start to finish. Spotlight on the Donors !!! Great work !!! ♥️🫶🏽🙌🙏