Sallata jeshile e dobishme kundër pagjumësisë

Sallata jeshile e dobishme kundër pagjumësisë

Nga i gjithë spektri i trukeve për një gjumë më të qetë dhe më të shëndoshë, disa prej tyre, sipas disa ekspertëve, mund të jenë të dyshimta. Por të tjerat janë të miratuara nga mjekët dhe të rekomanduara nga individë me pagjumësi që i kanë provuar vetë.

“Tiktokers”, për shembull, tashmë dinë për pijen e ngrohtë të ujit dhe sallatën jeshile, për të fjetur më shpejt. Pija në vetvete është e thjeshtë dhe e sigurt për t’u përgatitur – zieni ujin, shtoni marule dhe lëreni të qëndrojë për rreth 10 minuta. Më pas pihet dhe, siç thotë një përdorues i kënaqur – marulja mund të tingëllojë pak e çuditshme, por funksionon.

Ka edhe hulumtime që kanë treguar se minjtë e ushqyer me marule flenë më gjatë. Por testet janë bërë te kafshët dhe tani për tani nuk mund të konfirmohet me saktësi shkencore se rezultatet do të ishin të njëjta tek njerëzit.

Edhe pse uji i marules ende nuk është testuar shkencërisht te njerëzit, është e qartë se shumë njerëz që e pinë atë para gjumit vënë re një përfitim qetësues. Përveç ekstraktit të marules, vetë uji i ngrohtë mund të ndihmojë në relaksimin e trupit dhe t’ju ndihmojë të flini më mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button