Kaevski: Bombat janë përpjekje për defokusim nga dështimi i kryetarëve të komunave të tyre

Kaevski: Bombat janë përpjekje për defokusim nga dështimi i kryetarëve të komunave të tyre

VMRO-DPMNE u përball me pamundësinë për të realizuar projektet e premtuara para qytetarëve dhe me publikimin e materialeve për gjoja krim po tenton të defokusojë opinionin, thotë në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.

“Të përballur me atë që nuk mund t’i realizojnë premtimet, ata përpiqen të defokusojnë gjithë këtë temë. Filluan me kërkesën për zgjedhje të parakohshme dhe e panë se nuk mund të krijojnë klimë për zgjedhje të parakohshme, tani kanë një tezë dhe synim të ri që të publikojnë të ashtuquajtura bomba apo disa kriminalitet të pretenduar nga kryetarë të caktuar të komunave të udhëhequra nga LSDM-ja”, tha Kaevski./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button