Kaliforni/ Momenti ku stuhia merr njerëzit dhe makinat përpara, 8 persona përfundojnë në spital

Kaliforni/ Momenti ku stuhia merr njerëzit dhe makinat përpara, 8 persona përfundojnë në spital

Një valë gjigante ka shkaktuar panik në brigjet e Kalifornisë, SHBA, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për kushte të rrezikshme në plazhet e bregut perëndimor.

Stuhia ka nxitur valë të mëdha përgjatë vijës bregdetare të Kalifornisë, duke sjellë përmbytje dhe paralajmërime urgjente nga zyrtarët.

Gati 20 njerëz u “rrëmbyen” nga vala e detit në një plazh të Kalifornisë Jugore dhe tetë persona u dërguan në spital. Paralajmërimet për përmbytjet dhe dallgët e mëdha kanë përfshirë pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor nga kufiri SHBA-Meksikë deri në jug të Oregon të premten, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Fenomenet spektakolare kanë mahnitur disa surfistë dhe shikues, por sinoptikanët kanë paralajmëruar se dallgët dhe baticat e forta mund të jenë të rrezikshme.

LEXO EDHE:

Back to top button